Site icon Telegrafi

UEFA ndan vazot për Kampionatin Botëror, Kosova dhe Shqipëria mësojnë vazot ku bëjnë pjesë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndarë ekipet kombëtare në gjashtë vazo të ndryshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, Katari 2022.

Kësisoj dy ekipet përfaqësuese tona, Kosova dhe Shqipëria tanimë kanë mësuar edhe vazot në të cilat ndodhen.

Kuqezinjtë e udhëhequr nga Edoardo Reja janë në vazon e katërt me Kombëtare të tjera si Bosnje-Hercegovia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu.

Ndërkohë Kosova ka mbetur në vazon e katërt, ku në të janë edhe Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituani, Letonia dhe Anodrra.

Vlen të theksohet se në vazon e parë janë Kombëtaret e mëdha si Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

Më poshtë keni të gjitha ekipet përfaqësuese në gjashtë vazo.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

/Telegrafi/

Exit mobile version