Site icon Telegrafi

UEFA i ndan çmim special për arritje dhe besnikëri ndaj klubit Francesco Tottit (Foto)

UEFA ka njoftuar se legjenda e Romës, Francesco Totti do të marrë çmimin e Presidentit të UEFA-s këtë vit, në muajin gusht.

Futbollisti italian luajti ndeshjen e tij të fundit për Giallorossët të dielën, në ndeshjen ndaj Genoas, ku erdhi nga stoli kundër Genoas, dhe ekipi e tij siguroi vendin e dytë në Serie A.

Lexo po ashtu Adrian Mutu zbulon një histori të pabesueshme me Francesco Tottin (Foto)

Sot është njoftuar se Tottit do t’i jepet Çmimi i Presidentit UEFA, në njohjen e karrierës së tij fantastike dhe besnikërinë e tij ndaj klubit të tij të lindjes.

“Çmimi i Presidentit njeh arritjet e shquara, përsosmërinë profesionale dhe cilësitë personale shembullore”, ka thënë Presidenti Aleksander Ceferin.

Lexo po ashtu “Totti nuk është legjendë”

“Këto atribute personalizohen nga Francesco Totti – një njeri që ka dhënë rreth një çerek shekulli të jetës së tij duke luajtur për Romën e tij të dashur AS Roma”, përcjell Telegrafi.

“Urime, Francesco, për një karrierë fantastike dhe për besnikërinë e përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm, për Romën dhe futbollin”.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë Sir Bobby Robson dhe Johan Cruyff, si dhe italianët Paolo Maldini dhe Gianni Rivera, të cilët e fituan atë në vitin 2003 dhe 2011 respektivisht. /Telegrafi/

Exit mobile version