Site icon Telegrafi

UEFA: Mos i humbni ndeshjet e Hysajt

UEFA ka profilizuar yllin i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, përmes një artikulli ku i vlerëson lartë aftësitë e mbrojtësit shqiptar.

Artikulli fillon me një citat të trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili thotë se ai është një mbrojtës fantastik dhe shumë dinamik.

“Ai është një mbrojtës fantastik që mund të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë. Ai është shumë dinamik dhe ka aftësi shumë të mira teknike”, ka thënë De Biasi, transmeton Koha.net.

“I lindur në Shkodër, si 14 vjeçar ai ishte i lidhur me një kalim te Empoli, për së cilën kishte debutuar në moshën 17 vjeçare. Pas dy sezoneve në Serie B dhe një në Serie A ai u transferua në Napoli më 2015. Ndërsa për Shqipërinë ka debutuar në moshën 19 vjeçare”, shkruan Uefa.

Më tutje Uefa.com e portretizon atë si një futbollist pa frik, mbrojtës me mendje sulmuese, dhe në moshën 22 vjeçare tashmë lojtar kyç për Napolin dhe Shqipërinë. Ai ka një vizion të mirë për krosime dhe pasime, kjo u dëshmua edhe kundër Zvicrës. Por, mbi të gjitha ai është një mbrojtës, i bekuar me ritëm dhe lexim të mirë të lojës.

Hysaj ka munguar vetëm në një ndeshje me Napolin në këtë sezon, që ishte nënkampion i Italisë në këtë sezon.

UEFA më tutje e krahason atë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Reuter, ish-futbollist i Nurnbergut, Bayernit, Juventusit dhe Dortmundit. Me ç’rast vlerëson “klasin dhe qetësinë me topin përderisa është i palodhur pa të”.

Por, përkundër të gjitha këtyre aftësive të tij Uefa.com shkruan se mangësi e tij është mungesa e golave. Ai ka mbi 170 paraqitje me Empolin, Napolin, dhe Shqipërinë dhe ka vetëm një gol të shënuar.

Hysaj më parë kishte thënë se gjithçka është serioze për të, pasi stërvit shumë dhe e studion lojën dhe gabimet e tij personale, mënyrë kjo e vetme sipas tij që të përmirësohet.

22-vjeçari nesër (e mërkurë) ndaj Francës mund ta bartë edhe shiritin e kapitenit në mungesë të Lorik Canës, i cili ishte ndëshkuar me të kuq në humbjen kundër Zvicrës.

Exit mobile version