Telegrafi

UEFA konfirmon, do të mbahet një minutë heshtje para nisjes së finales në Ligën e Kampionëve

Do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të finales në Ligën e Kampionëve të edicionit 2018/19.

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do ta luajnë mes vete sonte në mbrëmje finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Reds dhe Spurs do të ndeshen në Madrid nga ora 20:45 në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit

Megjithatë, kjo përballje angleze do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së futbollistit të njohur, Jose Antonio Reyes.

Lexo po ashtu Tronditet bota e futbollit, humb jetën tragjikisht ish-sulmuesi spanjoll i Sevillës , Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Reyes

Është vet shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, e cila ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ndryshe, Reyes vdiq sot (e premte) në orët e mesditës pas një aksidenti në trafik me veturë. /Telegrafi/