Do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të finales në Ligën e Kampionëve të edicionit 2018/19.
Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do ta luajnë mes vete sonte në mbrëmje finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Reds dhe Spurs do të ndeshen në Madrid nga ora 20:45 në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”.
Megjithatë, kjo përballje angleze do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së futbollistit të njohur, Jose Antonio Reyes.
Është vet shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, e cila ka konfirmuar një gjë të tillë.
Ndryshe, Reyes vdiq sot (e premte) në orët e mesditës pas një aksidenti në trafik me veturë. /Telegrafi/
We can confirm that a moment's silence will be held before tonight's #UCLfinal in memory of José Antonio Reyes.https://t.co/VBdvjiCSE8
— UEFA (@UEFA) June 1, 2019