Telegrafi

UEFA ia ndalon Arsenalit të bartë fanellat tradicionale ndaj Baselit (Foto)

Arsenali është urdhëruar që të vesh fanellat e treta sonte (e mërkurë) ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, e gjitha kjo për një arsye paksa të pazakontë.

Topçinjtë do të përballen me gjigantët zviceran në Emirates, por këtë herë pa fanellat e tyre tradicionale kuq e bardhë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi anglez ka njoftuar të gjithë tifozët, në mënyrë që mos të befasohen kur lojtarët të dalin në fushë.

Fanellat e treta të Arsenalit, me të cilat do të luajë ndaj Baselit të Taulant Xhakës.

Arsyeja është se Baseli ka në dispozicion vetëm dy fanella, të parën kuq dhe kaltër dhe të dytat me ngjyrë të bardh, dhe në rast se Topçinjtë veshin fanellat e para do të shkaktonte një konfuzion të mundshëm.

Fanellat e klubit zviceran Basel.

Me këtë rast Arsenali i Shkodran Mustafit dhe i Granit Xhakës janë ndalur nga UEFA-të veshin fanellat e para.

Por, përderisa londinezët fitojnë ndërrimi i fanellave nuk është problem. /Telegrafi/