Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) me fjalë lavdëruese në Twitterin e saj ka shprehur admirimin nga organizimi i Super Cup-ës dje në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje thonë se, ndeshja dhe gjithçka që ishte paraparë në Arenën kombëtare ‘Filipi i II’ është zhvilluar pa ankesa.
”Të faleminderit Shkupi. Nikoqir i mrekullueshëm i Super Cup-ës 2017”, shkruhet në njoftim.
Për të 42 herë me rradhë, kompeticioni Super Cup u luajt mbrëmë në Shkup, ndërsa Real Madrid fitoi 2:1 ka fituar kundër Manchester UTD. /Telegrafi/
Thank you #Skopje ??
Fantastic hosts for #SuperCup 2017 pic.twitter.com/mau5bAz3Hk— UEFA (@UEFA) August 8, 2017