UEFA ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje mos lojë sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller pas kartonit të kuq kundër Ajaxit në ndeshjen e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Muller bëri një ndërhyrje të rëndë në kokë ndaj mbrojtësit të Ajaxit, Nicolas Tagliaficos.
Kjo ndërhyrje e ashpër u ndëshkua me kartonë të kuq nga gjyqtari dhe Muller u desh të largohej nga loja në minutën e 75-të.
Pas këtij veprimi, sulmuesi gjerman i kërkoi falje Tagliaficos duke thënë se ndërhyrja ishte e paqëllimshme.
Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pas UEFA ka vendosur ta shqiptojë një suspendim prej dy ndeshjeve për Mullerin, ndërsa Bayerni synon ta apelojë vendimin.
UEFA have suspended @esmuellert_ for two @ChampionsLeague games following his red card against Ajax. #FCBayern will appeal the decision. pic.twitter.com/cPdPLkDlSR
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) January 11, 2019
“UEFA e ka suspenduar Thomas Mullerin për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kamopionëve pas kartonit të kuq kundër Ajaxit”
“Bayerni do të apelojë vendimin”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
Kështu, Muller pritet të mungojë në dy ndeshjet eliminuese të 1/8-tës ndaj Liverpoolit, të cilat zhvillohen më 19 shkurt dhe 13 mars. /Telegrafi/
Thomas Muller will miss both of Bayern’s Champions League games with Liverpool after receiving a two-match ban for his red card against Ajax 🔴 pic.twitter.com/pghZqtLDtc
— B/R Football (@brfootball) January 11, 2019