Site icon Telegrafi

UEFA del me njoftim pas shpërbërjes së Superligës Evropiane

UEFA ka lëshuar një njoftim zyrtar pas shpërbërjes së Superligës Evropiane.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian i është gëzuar lajmit se nuk do të jetësohet projekti i paralajmëruar nga e diela e javës së kaluar.

Lexo po ashtu Çeferin: Ku ishte Manchester United para Ferguson, Juve ishte në Serie B, UEFA ka nevojë për klube si Atalanta e Galatasaray

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se e ka mirëpritur lajmin se shumica e klubeve kanë dhënë dorëheqje nga krijimi i Superligës Evropiane.

“E kam thënë edhe dje se mirë të pranohet se është bërë një gabim dhe ato klube bënë një gabim të madh”, ka thënë kreu i futbollit evropian.

Lexo po ashtu “E papranueshme, si mund të ndodhë kështu”  - Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit

“Por, tani ajo i takon së kaluarës dhe e di se tashmë ato klube do të fokusohen t’i japin edhe më shumë futbollit dhe të vazhdojmë përpara”.

“Gjëja më me rëndësi është tani se ne shkojmë përpara, do të rindertojmë unitetin dhe do të shijojmë lojën së bashku si më parë”, ka shtuar më tej Ceferin. /Telegrafi/

Exit mobile version