Site icon Telegrafi

UEFA cakton gjyqtarët për derbin mes Interit dhe Liverpoolit

Foto: uefa.com

Szymon Marciniak është caktuar gjyqtar për derbin mes Interit dhe Liverpoolit që luhet të mërkurën mbrëma, ndërsa Tomasz Kwiatkowski dhe Bartosz Frankowski do të jenë në krye të VAR-it.

Gjyqtari polak do të mbikëqyrë ndeshjen me bashkatdhetarët e tij Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz të emëruar si ndihmës të tij.

Marciniak ka ndarë drejtësinë tashmë në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë fitoren 3-2 të Liverpoolit kundër Milanit në Anfield Road në shtator.

Lexo po ashtu Ka fituar trofe me të dyja skuadrat, Benitez parashikon fituesin e duelit Inter - Liverpool

Hera e fundit që ai ishte në krye të një ndeshjeje të Interit ishte në fitoren 5-0 ndaj Shakhtar Donetsk në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës në gusht të vitit 2020.

Nerazzurrët kanë dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e tyre të referuara nga Marciniak.

Humbja e tyre e vetme erdhi në një ndeshje si mysafir në Ligën e Evropës kundër Wolfsburgut të fituar 3-1 nga skuadra gjermane në mars të vitit 2015, ishte ndeshja e parë e skuadrës italian nën drejtësinë e gjyqtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version