UEFA ka konfirmuar se kërkesa e Mauricio Pochettinos që të gjithë lojtarët të fotografohen para se të fillojë finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, do të lejohet.
Në traditën e garës më të madhe për klube në Evropë është që dy skuadrat duhet të fotografohen para se të fillojë ndeshja, mirëpo në këtë finale do të jetë paksa më ndryshe.
Pochettino kishte kërkuar nga UEFA që përveç formacionit bazë, të fotografoheshin edhe lojtarët nga banka rezervë, në mënyrë që ta kujtojnë momentin e arritjes deri në finalen e Madridit.
UEFA listened to Tottenham Hotspur boss Mauricio Pochettino’s request for all players to participate in the pre-match photograph before the game. 😍👏🏻
[@TomAllnuttAFP]#THFC #COYS pic.twitter.com/fAeoxlorBT
— Last Word On Spurs (@LastWordOnSpurs) June 1, 2019
“Pas duarshtrëngimit mes lojtarëve dhe me gjyqtarët, dy skuadrat do të kenë mundësinë që të fotografohen, në njërën vetëm në formacionin bazë, ndërsa të dytës do t’i bashkohen edhe lojtarët nga banka rezervë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s, duke bërë me dije se kërkesa e argjentinasit është aprovuar.
Pochettino kishte bërë me dije se ai i kishte propozuar shtëpisë evropiane të futbollit që para se të fillonte ndeshja e gjithë skuadra e tij të fotografohej.
Tottenhami do të jetë vendas në letër, ndërsa Liverpooli mysafir, në ndeshjen që zhvillohet sot (1 qershor) nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano në Madrid. /Telegrafi/