Drilon Hazrollaj është një nga talentet më të mëdhenj në Superligën e Kosovës këtë vit, duke shkëlqyer me golat dhe asistimet e tij.
Ai ka gjashtë gola dhe tre asistime në këtë sezon, duke luajtur vetëm në 14 ndeshje.
Hazrollaj që është pjesë edhe e Kosovës U19 ka tërhequr vëmendjen edhe të faqes së specializuar për talente “footballtalentscout”.
Ai është futur në mesin e emrave si Ayman Kari, Mattia Mannini, Romualdas Jansonas, Dominik Prpic, Shea Lacey, Marin Kern Carlo Borges e të tjerë.
Analiza për të nga kjo faqe, tregon edhe aftësitë e lojtarit të talentuar dhe disa foto dhe video nga ndeshjet.
Padyshim që Hazrollaj e meriton këtë epitet, pasi që para tij është një karrierë e madhe. /Telegrafi/