Telegrafi

Udhëtonte për herë të parë me aeroplan, pasagjerja hedh gjashtë monedha në motor për “fat” – arrestohet nga policia kineze (Foto/Video)

Një pasagjere është arrestuar nga policia pasi u kap duke hedhur në motorin e aeroplanit gjashtë monedha, të cilat shpresonte se do t’i sjellin fat gjatë udhëtimit në jug të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment bizar, ku shihet 61-vjeçarja duke hedhur monedhat në motor para se të futej brenda aeroplanit në Nanning në provincën kineze Guangxi, transmeton Telegrafi.

Kjo grua që për herë të parë po udhëtonte me aeroplan, hodhi monedhat duke u lutur që të aterron e sigurt në destinacion. Megjithatë, si rezultat i këtij veprimi, fluturimi i aeroplanit është shtyrë për 78 minuta.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, punonjësit e aeroportit filluan kërkimet për monedhat që ishin hedhur brenda motorit të aeroplanit, kurse gruaja e identifikuar vetëm si Chen është shoqëruar në stacionin e policisë, ku i është shqiptuar dënimi me 7 ditë burgim. /Telegrafi/