Site icon Telegrafi

Udhëtimi i parë pa viza jashtë Kosovës, për turizëm apo vizitë familjare? (Video)

Kosova mori vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, me këtë rast qytetarëve të saj u mundësohet realizimi i shumë kërkesave që kanë.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, të anketuarit janë shprehur se dëshirojnë të vizitojnë shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian, po ka pasur edhe të tillë që nuk iu ka bërë përshtypje. Sipas tyre, kryesisht vizitat do t’i bënin te familjarët që jetojnë në vendet e Perëndimit.

Qytetarja Vesa Pavataj, thotë se do ta vizitonte Zvicrën pasi që ka shumë mundësi.

“Vendi i parë pasi të lëshohen vizat do të shkoja në Zvicër pasi që mendoj ka më shumë mundësi, për studentë dhe për njerëzit në përgjithësi”, thotë qytetarja Pavataj.

Edhe qytetarja Fiknete Vuniqi thotë se do t’i vizitonte të afërmit e saj në Spanjë.

“Isha shkuar në Spanjë, pasi që e kam hallën dhe është një vend shumë i mirë, ka bukuri të mira, ka detin, etj.”, thotë Vuniqi.

Ndërsa, qytetari Vegim Ramadani, thotë se më mirë është të qëndrojmë në Prishtinë.

“Askund, më mirë po qëndrojmë në Prishtinë. Nuk është keq, i kemi të gjithë afër”, thotë Ramadani.

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk mundëson punësim apo ndonjë veprimtarie ekonomike në shtetet e zonës Shengen. /REL /Telegrafi/

Exit mobile version