Geoff Lye ka mbetur i dëshpëruar me British Airways, pasi fluturimi me aeroplan prej Londrës për në Athinë të Greqisë ka zgjatur 33 orë.
Ky udhëtim që do duhej të kryhej brenda katër orëve, ka marrë më se një ditë, pasi dy fluturime janë anuluar, kurse tjetri dështoi sepse aeroplani u përfshi nga flakët, pak momente pas nisjes, transmeton Telegrafi.
“Pritëm gjatë tërë ditës dhe më në fund ishim gati të niseshim, kur dëgjuam një krismë të madhe dhe tymi përfshiu gjithçka”, ka thënë Lye lidhur me rastin.
Së bashku me udhëtarët tjetër, pensionisti është dashur të kthehej në hotelin e aeroportit dhe të presin njoftimin për nisjen e rregullt.
Raportohet se fluturimi tyre është kryer me sukses, ndërsa pritet të kompensohen për kohën e humbur dhe mos shfrytëzimin e pushimit të rezervuar. /Telegrafi/