Site icon Telegrafi

Udhëtimet zyrtare të funksionarëve me bashkëshortet – sekret shtetëror!

Edhe pse çdo vit, që nga viti 2006 e këndej, që kur OBRM-PDUKM erdhi në pushtet, numri i udhëtimeve zyrtare dhe të ashtuquajturave “road-show” është në rritje, shkruan Fokus, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë sa udhëtarë ka gjithsej një delegacion, çfarë mëditjesh marrin dhe sa para popullore janë harxhuar deri më tani për këtë dedikim, mbetet “sekret shtetëror“ ose po ato evidentohen si informata rreptësishtë konfidenciale.

Këtë listë e udhëheq kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, i cili rrallë herë niset në udhëtim pa bashkëshorten Suzana, si edhe presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov i cili vazhdimisht është i shoqëruar nga zonja e parë, Maja.

Për dallim nga ata ish kryeministri, Nikola Gruevski, rrallë herë me vete e merr bashkëshorten e tij Borkica, por ama prandaj më shpesh mund të shihet në shoqëri të nënës së tij Nada.

Sido që të jetë, dilema është – sa para popullore harxhohen për udhëtimet e funksionarëve, bashkëshorteve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të tyre, informatë e cila deri më tani fshihet goxha mirë nga opinioni publik./Telegrafi/

Exit mobile version