Një burrë në një fluturim për në Britani tha se ishte sikur të “merrte një aeroplan privat” – pasi që në aeroplanin ku po udhëtonte gjendeshin vetëm pesë pasagjerë të tjerë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Christian-Laurentiu Porumb, 25 vjeç, po fluturonte nga Rumania për në Birmingham pasi një kurs pune ishte anuluar.
Por ai ishte i shokuar kur aeroplani nga Cluj-Napoca për në Birmingham ishte pothuajse i zbrazët – me vetëm gjashtë pasagjerë.
Ai ishte në Rumani për një kurs berberi i cili u anulua kështu që vendosi të fluturonte në shtëpi Portatown, Irlandën Veriore, përmes Birmingham.
“Dukej si një apokalips. Kjo është si në histori. Ishte e frikshme sepse gjithçka ishte e mbyllur”.
Porumb kishte biseduar me udhëtarët e tjerë – njëri prej tyre ishte anglez dhe pesë të tjerë ishin rumunë.
Ai gjithsesi kishte veshur doreza dhe maska për të mbrojtur veten, të cilat i bleu.
Siç ka thënë ai se aeroporti nuk siguronte sanitatorë dore dhe temperaturat e tyre nuk u kontrolluan.
Megjithatë, kur arritën në Dublin u ishte thënë që të izolohen për 14 ditë. /Telegrafi/