Telegrafi

Udhëtarja e pështirë gërryente thembrat derisa fluturonte me aeroplan (Foto)

Gjatë fluturimit me aeroplan prej Bostonit për në New York, të pranishmit mbetën të hutuar nga një udhëtare e pështirë, që nisi t’i gërryente thembrat.

Dikush shfrytëzoi rastin për ta fotografuar, që ta turpëroi më pas në rrjetet sociale, për sjelljen e pahijshme, transmeton Telegrafi.

“Pedikir në aeroplan. Fluturim i lëkurës së vdekur”, ka qenë komenti përbri imazhit të postuar në Instagram.

Gërryerja e thembrave në aeroplan

Raportohet se ngjarja ka ndodhur derisa aeroplani ndodhej në 11 mijë metra lartësi, ndërsa deri në mbërritjen e aeroport, kishte edhe shumë kohë. /Telegrafi/