Telegrafi

Udhëtari u kap duke hedhur monedha në motorin e aeroplanit, me besimin se do t’i sjellë fat gjatë udhëtimit (Video)

Kohëve të fundit, është përhapur një trend i rrezikshëm, i udhëtarëve që po hedhin monedha në motorët e aeroplanit, me besimin se do t’ju sjellë fat gjatë udhëtimeve të ndryshme.

Autoritet në një aeroport në Hubei të Kinës, e kanë ndaluar një udhëtar, që shfrytëzoi rastin të kryente këtë veprim bizar, derisa po hynte nga shkallët në derë, transmeton Telegrafi.

Derisa atë e dërguan në mbajtje, mbi 100 udhëtarët pritën për dy orë në aeroport, derisa u larguan të tri monedhat që kishin hyrë në motor.

Sikur monedhat të hynin brenda, motori edhe mund të eksplodonte, duke shkaktuar pasojë të paparashikueshme për mbarëvajtjen e fluturimit. /Telegrafi/