Telegrafi

Udhëheqësit evropianë dënojnë sulmin ndaj Izraelit

macron scholz sunak

Udhëheqësit e disa vendeve evropiane kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Izraelit.

Britania dënon pa mëdyshje sulmin e terroristë të Hamasit ndaj Izraelit, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Jam i tronditur nga sulmet e mëngjesit të sotëm nga terroristët e Hamasit kundër qytetarëve izraelitë. Izraeli ka të drejtë absolute për të mbrojtur veten”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se “një lajm i tmerrshëm na vjen sot nga Izraeli”.

Shpërthimi i raketave nga Gaza dhe dhuna në rritje na tronditin thellë. Gjermania dënon këto sulme të Hamasit dhe qëndron në krah të Izraelit”, pohoi ai.

Italia mbështet “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten” kundër “sulmit brutal” të Hamasit.

Qeveria tha se “dënoi në termat më të ashpër terrorin dhe dhunën që po ndodh kundër civilëve të pafajshëm”.

Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi ashpër sulmet, duke thënë se “shpreh solidaritetin tim të plotë me viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre”.

Sulmin e ka dënuar edhe shteti ukrainas duke u rreshtuar përkrah popullit izraelit.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi që drejton tashmë është në luftë ndërsa presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas pohoi se populli palestinez ka të drejtën legjitime që të mbrohet. /Telegrafi/