Site icon Telegrafi

Ua morën nga dora Arda Gulerin: Real Madridi tani synon një tjetër shënjestër të Barcelonës

Real Madridi është i interesuar për të transferuar mbrojtësin e Real Valladolidit, Ivan Fresneda, raporton gazetari Adrian Sanchez.

Por, Los Blancos nuk janë të vetmit në garë, pasi ata rivalizohen nga Barcelona për shërbimet e lojtarit.

Klubi katalunas ka kohë që është i lidhur me 18-vjeçarin, i cili bëri 22 paraqitje në La Liga për Pucelan sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Shanset e lojtarëve që pritet t’i bashkohen dhe largohen Barcelonës në ditët e ardhshme

Nëse Fresneda përfundon në Bernabeu, ai mund të jetë ‘Arda Guler i ardhshëm ‘, me Los Blancos që mund Barçën për një tjetër talent.

Madrilenët kanë nevojë për një zëvendësim afatgjatë për Dani Carvajal, i cili është në përfundim të karrierës së tij dhe nuk ka qenë veçanërisht i besueshëm në tre sezonet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version