Ukrainasit kanë publikuar pamjet nga një operacion i suksesshëm, ku arritën të shkatërrojnë tanke dhe autoblinda ruse.
Ishte Brigada e 63-të e Motorizuar e cila në bashkëpunim me Brigadën e 60-të, kishte përgatitur një “befasi” për ushtarët rusë në afërsi të Tors’ke, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i këtij operacioni janë shkatërruar dhjetë njësi ruse me makineri të ndryshme luftarake, përfshirë pesë tanke dhe pesë autoblinda.
Në video shihen ukrainasit duke i goditur me artileri ushtarët rusë, që i godisnin me precizitet të paparë – ku shumë ushtarë të Vladimir Putinin iknin në të gjitha anët me shpresën se do t’i shpëtojnë predhave.
Tanket dhe autoblindat hidheshin në erë që në goditjen e parë, kurse pamjet janë filmuar nga ajri me dron dhe tregojnë momentet e kësaj beteje të ashpër. /Telegrafi/
On the Kreminna front, units of the 63rd Mechanized Brigade with assistance of the 60th Brigade repelled a fairly big Russian mechanized assault near Tors'ke. Roughly 10 units of Russian equipment were disabled, damaged or destroyed. Among them 5 tanks and 5 BMP's. pic.twitter.com/bie1Ps9BCG
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) May 13, 2024