Telegrafi

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Luftëtarët e Brigadës së 80-të të ushtrisë ukrainase, kanë arritur të shkatërrojnë konvojin e autoblindave dhe tankeve ruse në një pritë të organizuar në afërsi të Bakhmutit.

Rusët ia kishin mësyrë pozicioneve të ukrainasve, me shumë tanke, autoblinda e makineri tjetër të rëndë, duke mos e ditur se ata po i vëzhgonin dhe se ishin në dijeni të çdo lëvizje të tyre, transmeton Telegrafi.

Sapo ranë në kurthin e ukrainasve, ushtarët e Volodymyr Zelensky njoftuan njësitë artilerike, që filluan ta godasin rëndë autokolonën ruse.

Lexo po ashtu Macron sërish refuzon të përjashtojë operacionet tokësore perëndimore në Ukrainë 'në një moment'

Shumica e mjeteve u shkatërruan plotësisht, kur ata ushtarë që i mbijetuan sulmin, shiheshin duke vrapuar drejt një zone malore.

Pamjet e filmuar nga ajri tregojnë momentin kur artileria i godet autoblindat ruse që po digjeshin, dhe personeli ushtarak që zbriste nga to me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes. /Telegrafi/