Site icon Telegrafi

“Ua ha bukën të gjithëve”, Fifi në një diskutim të radhës me banorët tregon se ka qenë pre e bullizmit

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP për më shumë se një muaj banorët kanë rrëfyer thuajse të gjitha.

Që nga fillimet e tyre e deri më tani, të njëjtit kanë ndarë me njëri-tjetrin shumë tregime nga jeta personale e po ashtu edhe nga karriera profesionale.

Në një diskutim të radhës mes Sabianit, Fifit dhe Beniadës, këto dy të fundit kanë zbuluar se në shkollë fillore ishin pre e bullizmit.

Sabiani, Fifi dhe Beniada (Foto: Instagram)

“Isha e dobët dhe të gjithë më thonin nuk keni bukë për të ngrënë, isha 12-vjeçe por nuk i kuptoja atëherë”, u shpreh Beniada.

“Ngaqë motra ishte e dobët, mua më thoshin ti ia ha bukën Yllkën, kur ulesh për të ngrënë ua ha bukën të gjithëve”, ka vazhduar Fifi në anën tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Filloreta Raçi (emri i vërtetë) më pas tregoi se është vizituar qysh e vogël te psikologu.

Sabiani, Fifi dhe Beniada (Foto: Instagram)

Ajo shtoi se edhe në gjimnaz vazhdonte të shkonte rregullisht te psikologu, derisa më vonë ra në depresion.

“Në fillore kam shkuar te psikologu, edhe në gjimnaz, por kur mbusha 18 vjet atëherë rashë në depresion”, tha ajo.

Banorët kujtojmë që do të qëndrojnë brenda shtëpisë më të famshme deri në janar. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version