Telegrafi

U bë virale videoja e saj pasi këndoi kolonën zanore të filmit të animuar Frozen, vogëlushen nga Ukraina e përgëzojnë nga e mbarë bota   

Ylli i filmit të animuar Frozen, Idina Menzel, ka reaguar pas pa videon e vajzës së vogël ukrainase, e cila dëgjohet duke kënduar kolonën zanore “Let It Go” derisa po qëndronte në një bunkerë të improvizuar në Ukrainë.

Në video shihet vogëlushja e quajtur Amelka, e cila u bë virale pas postimit të pamjeve nga ukrainasja Marta Smekhova, transmeton Telegrafi.

“Po të shohim. Ne vërtetë po të shohim”, ka shkruar Menzel në Twitter përkrah flamurit ukrainas të mbuluar  me zemra.

Madje edhe kompozitorja e këngës Kristen Anderson-Lopez gjithashtu shkroi se “vajza e vogël ka një zë të mrekullueshëm”. /Telegrafi/