Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Jahja Kokaj riktheu për Telegrafin edhe njëherë momentin interesant që krijoi muaj më parë në një nga seancat e Kuvendit duke bërë ushtrime fizike të trupit për relaksim.
Kokaj tha se zakonisht ushtrimet fizike i bën jashtë kamerave, mirëpo për këtë rast tha se kishte harruar që gjendet brenda në sallë.
Ai po ashtu tha se nuk është turp që të bëhen ushtrime, pasi siç u shpreh “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.
“Këtë e bëj jashtë syve të kamerave, por ju jeni kështu prezent dhe unë harrova që gjendem brenda sallës dhe bëra zgjatjen e muskujve në një minutë gjithsej. Dhe ai minutë u bë viral. Në fund të fundit nuk është turp që njeriu të zgjatë muskujt, në kuptimin që mendja e shëndoshë gjendet në trup të shëndoshë. Dhe t’i demonstrojmë njerëzve që aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e jetës për mirëqenie intelektuale dhe mirëqenie trupore”, ka thënë Kokaj. /Telegrafi/