Dy studentë dhe një studente të Universitetit East Anglia në Britani të Madhe janë dënuar me 30 mijë funte, pasi që kanë organizuar aheng ku morën pjesë dhjetëra persona në kohën kur është dashur të jenë në vetëizolim, shkruan Sky News.
Studentët ishin këshilluar të futen në vetëizolim pasi kishin shfaqur simptomat e para të COVID-19, pasi që rasti i parë me infeksion ishte lajmëruar në universitetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në vend që të ndjekin këshillat e epidemiologëve, studentët organizuan aheng në shtëpinë e tyre në Norwich.
Policia menjëherë kishte ndalur ahengun në orët e vona dhe ka dënuar një 19-vjeçare dhe dy 20-vjeçarë me nga 10 mijë funte, për shkak të mosrespektimit të masave të vetëizolimit dhe tubimit të mbi 30 personave.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se nuk do të tolerojnë sjellje të pahijshme, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse të epidemiologëve.
Ndryshe Universiteti East Anglia në vikendin e kaluar ka konfirmuar 73 raste me coronavirus, 47 brenda kampusit dhe 26 jashtë tij. /Telegrafi/