Derisa po qëndron në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pati aludime të shumta rreth një befasie që do t’i bëhej për këtë përvjetor të lindjes.
Në mediat shqiptare kishte aludime se do të hynte këngëtari Butrint Imeri për ta surprizuar, me të cilin kishte pasur vite më parë një histori dashurie.
Lidhur me këtë u bë një reagim nga këngëtari shqiptar duke treguar se nuk ndodhet në Kosovë.
Në një postim në InstaStory, ai ka zbuluar se gjatë këtyre ditëve ka qenë me pushime në Francë.
“Gojët e liga: Butrinti në Tiranë. Ndërkohë Butrinti:”, ka shkruar ai në videon e postuar në Instagram ku shfaqet duke kërcyer e shijuar muzikën në maksimum.
Butrinti dhe Kiara kujtojmë që kanë qenë bashkë shumë vite më parë, ndonëse e kanë ruajtur me fanatizëm romancën e tyre.
Të dy siç dihet janë momentalisht beqarë. /Telegrafi/