Site icon Telegrafi

U tha se nuk flasin mes vete, por Noizy vazhdon t’i shkruajë Eni Koçit (Foto)

Dyshja e njohur Eni Koçi dhe Noizy vite më parë sollën një bashkëpunim shumë të veçantë, një këngë e titulluar “Je gjithçka”, e cila në atë kohë u prit mirë nga publiku dhe mori miliona klikime.

Por, muaj më vonë thuhej se Eni dhe Noizy kishin probleme mes vete, kështu marrëdhëniet e tyre u shkëputën.

Lexo po ashtu Brenda lokalit më të ri të reperit Noizy, aty ku enterieri i bukur, shisha dhe pijet nuk mungojnë (Foto/Video)

Për vite me radhë, ata nuk patëm rastin t’i shohim më së bashku në ndonjë paraqitje, edhe pse duket se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar.

Kështu të paktën bën me dije një koment i reperit në lidhjen direkte të Enit me ndjekësit e saj në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Gjatë kohës sa po realizonte një “live stream”, Noizy i komenton Enit duke e quajtur “Çerr”.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë saktësisht me të, por duket se tashmë nuk ka mosmarrëveshje mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version