Site icon Telegrafi

U tha se ka ardhur për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, policia turke kap burrin me valixhen me drogë sapo zbret nga autobusi

Policia turke ka arritur të sekuestrojë një kilogram e 940 gramë metamfetaminë nga valixhja e një burri, që kishte arritur në Diyarbakir dhe që menjëherë përfundoi në pranga.

Në deklaratën e tij të dhënë në stacionin e policisë, burri më inicialet J.S. ka thënë se ka ardhur në qytetin turk për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Në Diyarbakir, lufta kundër kontrabanduesve po vazhdon, ku departamenti i policisë së provincës dhe ai i anti-drogës po bashkëpunojnë ngushtë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shkencëtari holandez që pretendon se parashikoi një fatkeqësi në Turqi, mund të ketë njoftuar gjithashtu për tërmetin e sotëm në Kroaci

Në anën tjetër, autoritetet e rendit në Turqi përpos pasojave të shkatërrimit të qyteteve dhe nxjerrjes së të mbijetuarve nën rrënoja, po ballafaqohen edhe me hajnat që po shfrytëzojnë situatën kaotike për të kryer vjedhje.

Në shumë video ata shihen duke u rrahur brutalisht nga policia turke, pasi janë zënë duke kryer vjedhje nëpër shtëpi dhe apartamente të rrënuara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ME2U4ICjg08&ab_channel=HaberinizOlsun

Exit mobile version