Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën në vitin 2025, sipas një burimi parlamentar.
Kancelari Olaf Scholz në vend të kësaj po planifikon të përdorë paratë e krijuara nga asetet e ngrira ruse në Gjermani, për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë, tha burimi për AFP të shtunën.
“Gjermania nuk po planifikon “asnjë ndihmë shtesë” për 4.4 miliardë dollarë të vendosura tashmë në buxhetin e vitit të ardhshëm”, shtoi burimi.
Por ministria e Jashtme e Gjermanisë i mohoi pretendimet në X të shtunën.
“Thashethemet se Gjermania ndalon mbështetjen e saj për Ukrainën janë të gabuara. Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, thuhet në një postim.
“Që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë, Gjermania ka mbështetur Ukrainën me 34 miliardë euro. Këtë vit, ne do të ofrojmë ndihmë ushtarake prej 7 miliardë eurosh”, u tha ndër tjera
Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/