Duket pothuajse e pamundur që Barcelona do të bëjë biznes në afatin kalimtar të janarit, por në rast se e bëjnë këtë, atëherë duket se do ta përmirësojnë fazën ofanzive.
Një opsion i ri që ka dalë në skenë për blaugranasit është ai i yllit të Manchester Cityt, Jeremy Doku.
Me Ansu Fatin që nuk e ka besimin e trajnerit Hansi Flick dhe pa asnjë paraqitje që sa muaj, sulmuesi anglez Marcus Rashford ishte lidhur me një kalim si huazim tek Barcelona deri në fund të sezonit.
Deri më tani ai ka qenë prioriteti i tyre kryesor, por deri në momentin që një lojtar largohet dhe liron hapësirë në kufirin e pagave, blaugranasit duhet të presin ose të shpresojnë të arrijnë një kompromis me ‘Djajtë e Kuq’.
Tani, një raportim nga e përditshmja katalanase Sport, ka bërë me dijes e Doku i është ofruar klubit si huazim deri në fund të sezonit.
Ngjashëm, Barcelona do të duhej fillimisht të krijonte hapësirë për Dokun në kufirin e tyre të pagave, por agjenti i tij u pretendua se ka ofruar shërbimet e tij tek disa klube të mëdha evropiane.
Doku ka humbur rëndësinë që kishte më parë tek ‘Qytetarët’, pasi Pep Guardiola së fundmi ka preferuar më shumë Savinhon se sa belgun.
Megjithatë, kjo nuk ka bërë që Doku të kërkojë largimin dhe agjentët e tij kanë përgënjeshtruar të gjitha raportimet që ai i është ofruar Barcelonës.
Këtë sezon Doku ka bërë 22 paraqitje për Cityn, ku ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë shtatë asistime./Telegrafi/
❌🇧🇪 Jérémy Doku’s entourage formally denies the information from the Spanish press suggesting that he had been offered to FC Barcelona for a loan until the end of the season with the Blaugrana. #ManCity #mercato #Barça pic.twitter.com/L8hx6JBYdC
— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) January 28, 2025