Telegrafi

U tërhoq zvarrë për tridhjetë metra, pasi i ngeci këmba në derën e autobusit (Video)

Dyert e autobusit janë mbyllur, para se vajza që është në klasë të tretë, të dalë përjashta.

Defekti në autobus ka bërë që kjo të mos vërehet, sepse mbyllja nuk bëhet asnjëherë nëse ka diçka në mes.

Kjo i ka kushtuar vajzës nga Kentucky i ShBA-së, tërheqje zvarrë për më shumë se tridhjetë metra, transmeton Telegrafi.

Shoferi i autobusit nuk ka qenë në dijeni se çfarë po ndodhë. Por, ka qenë një veturë që i ka shkuar pas, për të njoftuar atë për ngecjen e vajzës në derë.

Ajo po trajtohet në spital, me të gërvishtje të konsiderueshme. /Telegrafi/