Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, ka njoftuar se nga sot nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës.
Hoxha, përmes një postimi në Facbook, e ka bërë publik vendimin e tij.
“Zyrtarisht jo më polic”, shkroi ai në Facebook.
Polici Hoxha, pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe shprehu pakënaqësinë e tij për mos pagesën e shujtave për policët, u suspendua në shkurt të këtij viti.
Polici Hoxha përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se nuk janë duke marrë shtesat për shujta, përkundër se u takojnë me ligj, transmeton Telegrafi.
Sindikata e Policisë pati thënë se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.
Ndërsa, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka thënë se rasti i suspendimit të policit, Amir Hoxha nuk është duke u trajtuar nga ky organ mbikëqyrës i forcave të rendit. /Telegrafi/