Telegrafi

U shtir si instruktor dhe trajnonte ushtarët e Kievit, spiuni rus arrestohet nga Shërbimi Sekret i Ukrainës  

Kievi ka njoftuar se ka arrestuar burrin që ishte infiltruar pranë forcave të armatosura të Ukrainës dhe trajnonte ushtarët ukrainas, por që në të fakt doli të jetë spiun rus.

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar në Mikolaiv në jug të Ukrainës, pasi u zbulua se kishte mbledhur informacione të rëndësishme për Rusinë, transmeton Telegrafi.

Ky spiun kishte për detyrë që informacionet për shpërndarjen e trupave ukrainase dhe bazat e tyre t’ia dërgojë Rusisë, e cila më pas do ta kishte më të lehtë t’i sulmojë.

Lexo po ashtu Ukrainasit godasin me mitraloz të kalibrit të rëndë pozicionet e rusëve

Kundërzbulimi zbuloi agjentin rus para se të arrinte t’i dërgonte informacionet në “destinacion”, pretendon Shërbimi Sekret i Ukrainës.

“Tradhtari kishte marrë vet iniciativë duke u lajmëruar në FSB-në ruse dhe i kishte ofruar ndihmë në luftën kundër ukrainase”, thuhet në kumtesën e Shërbimit Sekret të Ukrainës.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur një telefon me korrespondenca me rusët, armë dhe municion. /Telegrafi/