Trajneri i Barcelonës, Xavi refuzoi të pranonte se Jude Bellingham ishte i jashtëzakonshëm në El Clasico dhe në vend të kësaj sugjeroi që lojtari shënoi gola me fat.
Ai dekelaroi se mesfushori anglez po shënon gola me fat, jo se është ndonjë lojtar që është vrastar para porte.
“Bellingham është një lojtar i madh, por është e vërtetë që tani ai është në një moment të bekuar, topat i bien atij, devijimet”, deklaroi Xavi.
Është befasi ta dëgjosh këtë nga dikush që ka luajtur më parë këtë lojë si Xavi. Futbollistët më të mirë në botë bëjnë fatin e tyre me pozicionimin e tyre perfekt për t’i shkaktuar dëm maksimal kundërshtarit.
Edhe nëse themi se goli i dytë i Bellingham ishte me fat, çfarë mund të thotë Xavi për golin e parë të Jude për të barazuar rezultatin për Real Madridin?
Disa ekspertë të Barçës kanë fajësuar Marc Andre Ter Stegen për lejimin e Bellinghamit të shënojë dy golat, por kjo analizë është cilësuar si absurde.
Portierët nuk mund të ndalojnë gjithçka dhe Bellingham tregoi sërish se sa i pandalshëm mund të jetë në ditën e tij. /Telegrafi/