Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona shtetas të huaj, njëri nga Siria dhe tjetri nga Palestina, në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë.
Të njëjtit ishin përleshur mes vete. Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/