Telegrafi

U rrahën mes vete – arrestohen dy persona në Komoran

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Komoran, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:55, njofton policia.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/