Site icon Telegrafi

U refuzua oferta e Milanit, ndërsa Broja është përballë dy ofertave – Chelsea e gatshme ta lejojë largimin e tij

Chelsea është e gatshme ta lejojë Armando Brojën që të largohet nga klubi në formë huazimi, raporton The Athletic.

Sulmuesi shqiptar tani duhet të vendosë se ku dëshiron të luajë, mes Fulhamit dhe Wolvesit, me dy klubet që janë të etura për transferimin e tij.

Lojtari 22-vjeçar kishte ofertë edhe nga Milani, mirëpo pakoja financiare që ka ofruar klubi italian nuk i përshtatet Chelseat.

Lexo po ashtu Chelsea refuzon ofertën e parë për Brojën, është përgjysmë me çmimin e kërkuar

Broja ishte një zëvendësues i papërdorur në humbjen 4-1 të Bluve ndaj Liverpoolit të mërkurën (31 janar), derisa u rikthye në dhjetor nga një lëndim i vjetër në ligamente.

Reprezentuesi i Shqipërisë ishte kthyer fillimisht në shtator nga lëndimi i rëndë në humbjen 1-0 nga Aston Villa, por që forma e tij nuk ka qenë stabile.

Lexo po ashtu Marco Silva flet për nevojën e një sulmuesi, Fulham vazhdon të mbetet i lidhur me Armando Brojën

Ai ndjente dhimbje të vazhdueshme, derisa është aktualisht edhe nën presion të kohës për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në këtë verë.

Kështu, Broja duhet të kalojë në huazim tek njëra nga skuadrat e lartë cekur, në mënyrë që të ftohet për Euro 2024 nga Sylvinho. /Telegrafi/

Exit mobile version