int(1) U raportua se zëvendësministri Tafarshiku shkaktoi aksident në gjendje të dehur, deklarohet kryeministri - Telegrafi
Site icon Telegrafi

U raportua se zëvendësministri Tafarshiku shkaktoi aksident në gjendje të dehur, deklarohet kryeministri

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku

Të martën në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe motoçiklete.

15-vjeçari që ishte me motoçikletë u raportua se u godit nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, të cilit pasi i ishte bërë testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv.

E lajmin se ka ndodhur një aksident trafiku të martën rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Më datë 08.10.2024 rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

E për këtë aksident është pyetur sot kryeministri Albin Kurti se a do të ndërmarr masa ndaj zëvendësministrit, raporton Telegrafi.

“Sa i përket aksidentit që ka ndodhur janë organet e rendit, institucionet përkatëse të shtetit të hetojnë dhe procedura vazhdon. Mua më vjen jashtëzakonisht keq çfarë ka ndodhur dhe besoj që njëjtë ndjehet edhe zëvendësministri.

Shumë shpejt do të mund të merren hapat në vijim, por na duhet njëherë të jemi të përqendruar te i lënduari dhe lejimi i organeve të rendit që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale…”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version