Një televizion belg ka raportuar se babai i portierit të Chelsea, Thibaut Courtois, është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të diskutuar për një marrëveshje, por kjo gjë është mohuar nga agjenti i portierit belg.
Paris Saint-Germain u takua me Thierry, babain e Courtois, për të diskutuar një lëvizje të mundshme nga Chelsea në fund të sezonit 2017-18.
Stacioni televiziv belg RTBF raportoi më parë këtë javë se liderët e Ligue 1 u bashkuan me Real Madridin në garën për nënshkrimin e portierit dhe Goal.com konfirmon se zyrtarët e PSG-së kishin një takim me babanë e Courtoisit në Londër të hënën.
Por, këto gjëra janë mohuar nga agjenti i Courtois, Christophe Henrotay, i cili ka mohuar takimet në fshehtësi dhe ka sugjeruar se belgu do të presë deri në verë për të negociuar një kontratë të re me Chelsean.
“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për atë takim”, ka thënë fillimisht agjentin Henrotay.
“Nëse ndonjë klub është i interesuar ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë – të gjejnë një marrëveshje me Chelsean dhe pastaj të flasin me mua për të kontrolluar interesin për klientin tim”.
“RTBF është një kanal televiziv i vogël në Belgjikë dhe nganjëherë i pëlqen një ‘boom’ i vogël për t’i mbajtur ata gjallë, por informacioni i tyre nuk është i saktë”.
Megjithatë, këtu nuk përfundon asgjë, pasi mediumi The Sun pretendon se Courtois ka braktisur planet për të diskutuar kushtet e reja me Blutë.
Marrëveshja e tij aktuale nuk skadon deri në fund të sezonit të ardhshëm, por me interesin nga PSG dhe Real Madrid, Chelsea ka dashur të përmirësojë kushtet e Courtois.
Duket se ata tani do të duhet të presin një kohë derisa të mund të diskutojnë rreth kushteve të reja, por nuk dihet nëse plani do të përmbushet. /Telegrafi/