Sot u raportua se miliarderi amerikan Elon Musk kishte biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, para se ta prezantonte planin e tij për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë.
Madje ishte hapur një sondazh nga ana e Musk, ku kërkonte që të dëgjohet edhe një herë vullneti i popullit në rajonet e aneksuara të Ukrainës, dhe nëse sipas tij ata janë për të qëndruar në Ukrainë, Rusia do të duhej të largohej nga ai vend.
Mjaftoi ky postim që të zemëronte pothuajse çdo ukrainas, që i reaguan ashpër dhe filluan ta përqeshin. Megjithatë, njeriu më i pasur në botë ka përgënjeshtruar raportimet për bisedë me Putinin.
Ai tha se nuk është e vërtetë që ka biseduar me Putinin, madje sipas tij një bisedë mes dyshes ka ndodhur për herë të fundit 18 muaj më parë.
“Jo, nuk është e vërtetë. Vetëm një herë kam biseduar me Putinin dhe kjo ka ndodhur 18 muaj më parë. Temë diskutimi ishte hapësira”, shkroi Musk në Tëitter.
Në anën tjetër, Rusia pati mirëpritur propozimin e tij për një referendum tjetër që do t’i jepte të drejtë banorëve të rajoneve të aneksuara, të deklarohen nëse janë për apo kundër të qëndrojnë me Rusinë apo Ukrainën. /Telegrafi/
No, it is not. I have spoken to Putin only once and that was about 18 months ago. The subject matter was space.
— Elon Musk (@elonmusk) October 11, 2022