Vetëm një javë pasi u përjashtua nga Besiktasi, mbrojtësi Eric Bailly ka arritur marrëveshjen me Villarrealin, duke nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025.
Eric Bertrand Bailly zbarkon te Villarreali për përvojën e dytë me “Nëndetësen e Verdhë”.
Mbrojtësi 29-vjeçar nga Bingervill, Bregu i Fildishtë, e veshi fillimisht fanellën e verdhë në gjysmën e dytë të sezonit 2014/15 , më pas Villarreal e bleu nga Espanyoli në afatin e dimrit.
¡No te pierdas la entrevista completa a Eric Bailly tras su vuelta 📺!
— Villarreal CF (@VillarrealCF) December 30, 2023
Roli i tij i jashtëzakonshëm te Villarreali bëri që klubet e kalibrit të Manchester United të merrnin parasysh qendërmbrojtësin e ri, i cili do të largohej për në klubin anglez në verën e vitit 2016, duke u bërë një nga shitjet më të mëdha në historinë e klubit.
Pas 6 sezonesh në Manchester, Bailly mbërriti në formë huazimi te Olympique Marseille, ku luajti në sezonin 2022/23.
🚨🇨🇮 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Beşiktaş have terminated the contract of Eric Bailly (29) after recently excluding him from the squad. ❌
He's now a free agent again, with January window soon opening. pic.twitter.com/hKlbPUu4n9
— EuroFoot (@eurofootcom) December 29, 2023
Verën e kaluar ai përfundoi te Besktasi, që çuditërisht i pezulloi kontratën pak ditë më parë, duke e përjashtuar për mos angazhim. /Telegrafi/