Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë. Të dyshuarit ishin përfshirë në një rrahje si pasojë e së cilës të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 35 (tridhjetë e pesë) fishekë dhe një revole me dy karikator dhe 63 (gjashtëdhjetë e tre) fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/