Pesë persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/