Telegrafi

U përfol se Varrosi i bëri ‘diss’ në këngën e re, reagon Don Xhoni: Reperëve të vjetër u them mos më bëni ‘diss’, sepse s’kam fytyrë me jua kthy

Reperi i njohur i labelit “OTR”, Varrosi, të premten publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Flamma”.

Kënga e cila është pritur mirë nga fansat është përfolur të jetë “diss” ndaj reperit të ri të Kosovës, Don Xhon.

Ky i fundit në një lidhje direkte të bërë mbrëmjen e së premtes me fansat e tij në Instagram, nuk përmendi emra apo ndonjë rast të përveçëm, por thjeshtë iu dërgoi një mesazh siç i quan ai “reperëve të vjetër”.

“Edhe iu kisha bërë thirrje reperëve të vjetër, mos të më bëjnë ‘diss’ ,sepse nuk po kam fytyrë as me iu bërë ‘diss’. Le te mbajnë atë pak respekt që e kanë bërë punën e tyre spese po ndjehem keq me iu bë ‘diss’, nuk jam as për t’iu bërë ‘diss'”, është shprehur reperi me prejardhje nga Drenica.

Ai gjithashtu nuk është ndalur me kaq pasi ka lakuar edhe emrin e reperti Duda, duke ia bërë të qartë se nuk është pro dhunës.

Mirëpo për këto që ka dyshime, Don Xhon shprehet se është i lirë kushdo që të shkojë në adresën e tij dhe “ta provojë atë” – ashtu siç citohet edhe në një prej këngëve të tij. /Telegrafi/