Këngëtaret Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari ruajnë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Dikur ato shiheshin shpesh së bashku në rrjetet sociale, gjë të cilën filluan ta rrallojnë muajt e fundit.
Madje, disa media filluan të aludojnë në një prishje të miqësisë së tyre, kjo pasi edhe në festën e “Baby Shower” të Zaimina Vasjarit, Rezarta nuk ishte prezente.
Megjithatë, së fundmi, Zaimina publikoi për herë të parë imazhin e vajzës së saj, Khloen, të cilën e solli në jetë pak javë më parë.
Komentet ishin të shumta nga ndjekësit e këngëtares, të cilët e uronin për vajzën e vogël.
E një nga komentet ishte edhe ai i këngëtares Rezarta Shkurta, e cila kishte shkruar “Goca ime e vogël”.
Ndërkohë, Vasjari ka replikuar me disa ikona emotive, për të falënderuar kështu mikeshën e saj për komentin e ëmbël.
Kjo vërteton edhe faktin se mes dyshes nuk ka marrëdhënie të ftohura, por mbi të gjitha një miqësi shumë të mirë. /Telegrafi/