Telegrafi

U përfol për ribashkime, por Majk dhe Agon Amiga shkojnë të pa shoqëruar në dasmë (Foto)

Mbrëmë (e premte) menaxheri i labelit “Babastars”, Dekorim Sahiti, njëherësh vëllai i stilistit të njohur kosovar Valdrin Sahiti, i ka dhënë fund beqarisë në natën e mbrëmshme.

Në një dasmë me shumë të ftuar, shumica prej të cilëve emra VIP, nuk kishin se si të mungonin edhe të famshmit e labelit “Babastars”.

Lexo po ashtu Prishën koalicionin, por këta politikanë i bën bashkë dasma e menaxherit të "Babastars" (Foto)

Getoar Selimi, Agon Amiga, Majk, Skivi e Cozman ishin të pranishëm mbrëmë për të festuar me mikun e tyre martesën e tij.

Gjersa Getoar kishte ardhur i shoqëruar nga e fejuara e tij Marina vjollca, të tjerët ishin të gjithë të vetëm, përfshirë këtu edhe Agon Amigën dhe Majkin, të cilët janë përfolur së fundi për ribashkime me partneret e tyre.

Lexo po ashtu Elegantë dhe të bukur, Geti e Marina shkëlqejnë në dasmën e menaxherit të "Babastars" (Foto)

Thuhej se Agon Amiga po bëhej sërish bashkë me Egzonën, e cila nuk u pa mbrëmë si shoqëruese e tij në këtë mbrëmje, njashtu e njëjta gjë ndodhi me ish-çiftin Majk dhe Majlinda Zeka, marrëdhënia e të cilëve mbeti gjithmonë në pikëpyetje.

Fakti se ata ishin të vetëm e vërtetuan edhe fotografitë e tyre në rrjetet sociale, ndërsa kjo gjë mendohet se tregon shumë edhe për statusin e tyre emotiv. /Telegrafi/