Mbrëmë (e premte) menaxheri i labelit “Babastars”, Dekorim Sahiti, njëherësh vëllai i stilistit të njohur kosovar Valdrin Sahiti, i ka dhënë fund beqarisë në natën e mbrëmshme.
Në një dasmë me shumë të ftuar, shumica prej të cilëve emra VIP, nuk kishin se si të mungonin edhe të famshmit e labelit “Babastars”.
Getoar Selimi, Agon Amiga, Majk, Skivi e Cozman ishin të pranishëm mbrëmë për të festuar me mikun e tyre martesën e tij.
Gjersa Getoar kishte ardhur i shoqëruar nga e fejuara e tij Marina vjollca, të tjerët ishin të gjithë të vetëm, përfshirë këtu edhe Agon Amigën dhe Majkin, të cilët janë përfolur së fundi për ribashkime me partneret e tyre.
Thuhej se Agon Amiga po bëhej sërish bashkë me Egzonën, e cila nuk u pa mbrëmë si shoqëruese e tij në këtë mbrëmje, njashtu e njëjta gjë ndodhi me ish-çiftin Majk dhe Majlinda Zeka, marrëdhënia e të cilëve mbeti gjithmonë në pikëpyetje.
Fakti se ata ishin të vetëm e vërtetuan edhe fotografitë e tyre në rrjetet sociale, ndërsa kjo gjë mendohet se tregon shumë edhe për statusin e tyre emotiv. /Telegrafi/