Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë javës së kaluar ishte bërë temë diskutimi me reagimin e tij të çuditshëm, në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump përmend në Shtëpinë e Bardhë se Serbia duhet ta zhvendos ambasadën nga Tel Avivi për në Jerusalem, ai shikon edhe njëherë dokumentin që e kishte para vetes për t’u siguruar se çfarë kishte nënshkruar, duke lënë të dyshohet se nuk e kishte lexuar fare.
E ky moment që u bë viral në rrjetet sociale dhe që u përfol shumë gjatë takimit mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, duket se nuk i ka pëlqyer fare presidentit serb i cili reagimin e tij është munduar ta arsyetoj para qytetarëve të vendit të tij, transmeton Telegrafi.
Ai kishte nxitur qytetarët e vendit të tij të mendojnë se kishte nënshkruar diçka pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë dhe për këtë kur Trump mori fjalën, ai hapi menjëherë dokumentet për të parë se për çfarë bëhej fjalë.
The moment Serbian President Vucic realizes that the statement he just signed (apparently without reading) commits his country to moving its embassy in Israel to Jerusalem… https://t.co/twuMrti3TP
— Mark MacKinnon (@markmackinnon) September 5, 2020
Gjatë një konference për media Vuçiq tha se nuk ka të bëjë me mos lexim apo mos dije se çfarë kishte nënshkruar – madje pretendon se u janë ngatërruar “fasikllat” me të Hotit.
“Shumë personave nuk u ka ardhur mirë. Po thonë se nuk e kam lexuar marrëveshjen. Tërë ditën e natën, më shumë se 500 herë e kam kontrolluar çdo fjali. Por, doli se na i kishin ndërruar ‘fasikllat’ kur i kemi nënshkruar”, ka deklaruar Vuçiq. /Telegrafi/